KULTURË

Reuf Fico, vijnë dokumentet origjinale unikale të këshilltarit të Ismail Qemalit e ish-ministrit

15:25 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reuf Fico, ka qene këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme të Qeverisë së Ismail Qemalit, ish ministër i Punëve të Brëndshme në vitin 1921, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1929-1931, ish ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet1933–36, ish ambasador në Greqi në vitin 1937 dhe ish ambasador në Gjermani në vitet  1938-1939.




Nesër në datë 9 shkurt  në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave organizohet ceremonia e dhurimit të dokumenteve origjinale të jetës dhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të  Këto dokumenteve dhurohen nga mbesa e tij znj. Nahlel Fico dhe kanë vlera unikale për trashëgiminë historike dhe politike të periudhës pas pavarësisë dhe në hapat e para të krijimit të shtetit shqiptar. Dokumentet janë një pasuri e paçmuar sepse janë origjinale dhe një pjesë e madhe e tyre bëjnë fjalë për korrespondenca të ndryshme të mbajtura nga Z. Reuf Fico me figurat më të njohura politike të kohës si: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, etj., po ashtu ka dëshmi të qarta mbi situatën e kohës gjatë të cilës ka qenë ambasador në Jugosllavi mbi lëvizjet social politike të shqiptarëve të Kosovës në ish Jugosllavi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.