Kronikë

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, arrestohen autorët

16:27 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin me tritol që iu bë Lulzim Kullës, në 13 janar. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ishin ato që neutralizuan dy të rinjtë. Në pranga përfunduan: Endri Çopja, 29 vjeç dhe Argel Lulaj, 31 vjeç.




Gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë të vendosjes së tritolit në Shkodër, ku mbeti i plagosur Lulzim Kulla.

Gjithashtu u arrestua edhe 24-vjeçari, Serxho Teta, pasi sipas policisë ka penguar në zbulimin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.