AKTUALITET

Mbi 150 minatorë protestë para parlamentit: Pensionet qesharake s’mjaftojnë

12:37 - 09.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Rreth 150 minatorë nga e gjithë Sh qipëria kanë protestuar ditën e djeshme para parlamentit ku i kanë lënë afat qeverisë 30 ditë për miratimin e statusit. Kjo protestë e punonjësve të nëntokës vjen pas rrëzimit të projektligjit për statusin e minatorit nga Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ata njëzëri kanë bërë thirrje për rritjen e pensioneve të minatorit dhe mbulimin e vizitave mjekësore nga ana e shtetit, e më tej, kanë paralajmëruar përshkallëzimin e qëndresës nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.




“Është e pakuptimtë që minatori që ka punuar 12 vite e 6 muaj del në pension në moshën 55 vjeçare, ndërsa ai që ka punuar qoftë edhe një muaj më pak del në pension në 65 vjeç. Pra, kërkojmë që të bëhet përshkallëzimi, që do të thotë 1 vit më pak në punën nëntokë, minatori të mos dalë 55 vjeç në pension, por në 56 vjeç”,-u shpreh kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri për “Gazeta Shqiptare”.

Më tej ai theksoi se minatorët kërkojnë pensionin minimal në masën 140% të pagës minimale, pra diku te 350 mijë lekë si dhe pagat minimale në minierë të jenë jo më pak se dyfishi i pagës minimale në rang vendi. “Garda e nëntokës” prej 10 vitesh bën thirrje për plotësimin e kërkesave por sipas minatorëve, deri më tani, të gjitha qeveritë ndër vite, nuk kanë marrë mundimin të ulen e të diskutojnë me këtë kategori. “Që prej 2007 ne po luftojmë për të drejtat tona, por qeveritë kanë shkelur ligjin në mënyrën më skandaloze dhe me paturpësinë më të madhe vijnë e i thonë minatorëve që projektligji për statusin bie në kundërshtim me procedurën.

Ky është paralajmërim për qeverinë, kanë afat 30 ditë që të ulin të diskutojnë me sindikatën, në të kundërt do shkojmë brenda në zyrën e kryeministrit sepse kemi parë vetëm tallje për vite me radhë”,-shtoi Xibri. Të indinjuar e të revoltuar, 150 minatorët të grumbulluar para parlamentit kanë kërkuar që zëri i tyre këtë herë të dëgjohet e të mos lihet në harresë, siç ka ndodhur këto 10 vitet e fundit.

KËRKESAT

“Jemi këtu sot për të paralajmëruar qeverinë se pavarësisht të drejtave të shkelura, ne nuk do të dorëzohemi por do të luftojmë për të drejtat tona deri sa të jemi gjallë. Na premtuan që do miratohet brenda janarit të 2018-ës, e tani na e shtynë sërish”,-shprehet minatori në pension, Mark Gjergji në një prononcim për Gazeta Shqiptare. Punonjësit e nëntokës, thonë se deri më tani janë gënjyer nga qeveritë e të gjitha viteve, si dhe nga vetë sindikatat.

“Prej 17 vitesh kam punuar në minierën e Spaçit. Kemi punuar në kushte çnjerëzore dhe e vetmja gjë që kërkoj është të vihet në vend dinjiteti që na takon për gjithë ato vite që kemi sakrifikuar në nëntokë e kemi vënë jetën në rrezik. Tani marr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra e shumë herë përfundoj edhe me borxhe. Jetoj vetë i tretë e nuk mbyllim dot as muajin me këto të ardhura, varfëri ekstreme”,-tregon për “GSH” një tjetër minator në pension, Preng Rama. Ndërkohë një tjetër punonjës i gardës së nëntokës thekson se vetëm një minator mund ta kuptojë punën në minierë dhe gjithmonë që hynin në galeri shpresonin të dilnin gjallë që aty.

“Kam punuar në Tropojë për 17 vite e të bësh një jetë të tërë në minierë e të përfundosh me 140 mijë lekë të vjetra pension ky është kulmi. S’ka minator që nuk preket nga sëmundjet shëndetësore, kush më shumë e kush më pak. Vlera jonë në ditët e sotme është sa një zagar, pavarësisht frontit aq të vështirë të punës”,-tregon minatori Mehmet Ismaili për “GSH”. Më tej ai shprehet se dhe në kohën e diktaturës vlerësoheshin më shumë sesa sot e kërkon që zëri i tyre të dëgjohet nga shteti shqiptar. Një tjetër minator në pension, Qani Shino shprehet se e kujton si sot ditën kur shoku i tij minator, një 26 vjeçar nga Vlora, humbi jetën në galeritë e nëntokës. “Shokët tanë kanë vdekur, e ne kemi rrezikuar jetën së tepërmi. Më pak tallje e më shumë respekt”,- thotë ai për “GSH”.

 

Fiqiri Xibri: Do hyjmë në kryeministri

“Që prej 2007 ne po luftojmë për të drejtat tona, por qeveritë kanë shkelur ligjin në mënyrën më skandaloze dhe me paturpësinë më të madhe vijnë e i thonë minatorëve që projektligji për statusin bie në kundërshtim me procedurën. Ky është paralajmërim për qeverinë, kanë afat 30 ditë që të ulin të diskutojnë me sindikatën, në të kundërt do shkojmë brenda në zyrën e kryeministrit, sepse kemi parë vetëm tallje për vite me radhë”,- u shpreh kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri për “Gazeta Shqiptare”.

Mark Gjergji: Na kanë shkelur barbarisht

“Ne nuk do të dorëzohemi, por do të luftojmë për të drejtat tona deri sa të jemi gjallë. Na premtuan që do miratohet brenda janarit të 2018-ës, e tani na e shtynë sërish. Kjo është një poshtërsi e një gënjeshtër e radhës që ka shkaktuar indinjatë e revoltë në radhët e minatorëve. Protesta do jetë e pandërprerë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, pra miratimin e statusit. Jemi një kategori që ka hequr plot vuajtje e jemi shkelur barbarisht nga pushtetarët”,-thotë për “GSH” minatori Mark Gjergji.

Preng Rama: Kam përfunduar me borxhe

“Prej 17 vitesh kam punuar në minierën e Spaçit. Kemi punuar në kushte çnjerëzore dhe e vetmja gjë që kërkoj është të vihet në vend dinjiteti që na takon për gjithë ato vite që kemi sakrifikuar në nëntokë e madje kemi vënë edhe jetën në rrezik. Tani marr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra e shumë herë përfundoj edhe me borxhe. Jetoj vetë i tretë e nuk mbyllim dot as muajin me këto të ardhura, varfëri ekstreme”,-tregon për “GSH” një tjetër minator në pension, Preng Rama.

Mehmeti Ismaili: Vlejmë sa një zagar

“Kam punuar në Tropojë për 17 vite e të bësh një jetë të tërë në minierë e të përfundosh me 150 mijë lekë të vjetra pension; ky është kulmi. S’ka minator që nuk preket nga sëmundjet shëndetësore, kush më shumë e kush më pak. Vlera jonë në ditët e sotme është sa një zagar, pavarësisht frontit aq të vështirë të punës. Ne jemi pjesë e këtij populli, jemi shqiptarë e nuk arrij ta kuptoj sesi kanë moral këta politikanë të na kërkojnë votën, por asnjë prej tyre nuk është bir minatori”,-tregon Mehmet Ismaili për “GSH”.

Hamit Mzhika: E meritojmë statusin

“Kam punuar plot 16 vite nëntokë e në moshën 16 vjeç kam filluar për herë të parë në minierën e bakrit në Kurbnesh. Kam parë shokët e mi të më vdesin para syve dhe asnjë pushtetar s’na i ka qarë hallin, madje më ka vdekur edhe një prej vëllezërve nga sëmundja profesionale që e kapi në minierë. Ato 160 mijë lekë të vjetra që na jep shteti nuk na dalin as për të ngrënë bukë, është turp që nuk vlerësojnë kontributin që ne kemi dhënë për atdheun. Ne e meritojmë miratimin e statusit, nuk kërkojmë mëshirë, por vetëm çka na takon”- tregon Mzhika për “GSH”.

Qani Shino: Mjaft më me tallje

“Kam punuar prej 13 vitesh në minierën e Valiasit, e pensioni qesharak nuk shkon as 160 mijë lekë të vjetra. Kërkojmë që pensioni minimal të jetë jo më pak se 300 mijë lekë të vjetra, e të miratohet statusi i tij. Shteti mund ta përballojë më së miri këtë por duan të vjedhin e të pasurohen. Kemi bërë rreth 59 protesta por ende nuk po shohim asgjë që të funksionojë siç duhet, boll më me tallje e me shkelje”,- tregon për “GSH” Qani Shino, minator në pension.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.