Tashmë është zyrtarisht e ditur: pedagogët në të gjitha univeristetet publike shqiptare, nuk kanë marrë ende rrogën e janarit.
Skandali, i denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike, u konfirmua më pas nga vetë pedagogët. Ndërsa këtë të premte, Shefja e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë, në Fakultetin e “Histori-Filologjisë” Dhurata Shehri ka shpërthyer e indinjuar për këtë fakt.
Në një status në Facebook, Dhurata Shehri thotë se si asnjëherë tjetër në 23 vite si pedagoge, nuk është ndjerë më tepër e turpëruar.
Sipas saj, e gjithë kjo bëhet nga Ministria e Arsimit me qëllim për t’i ulur kokën pedagogëve, përmes kërcënimin me pagën.
“Sot jam ndier e turperuar si rralle here ne punen qe bej prej 23 vitesh. Jo vetem te Filologjiku, jo vetem te Universiteti i Tiranes, por ne te gjitha universitetet publike ne Shqiperi, pedagoget nuk kane marre rrogat dhe AS QE DO T’I MARRIN, deri sa
1. Qeveria te nxjerre nje VKM, a thua kjo eshte nje sakrifice qe po ben;
2. Ministria e Arsimit dhe e Financave te nenshkruajne nje marreveshje, a thua grinden si e si me mire t’i administrojne parate e taksave tona;
3.Administaroret dhe bordet e administrimit universiteteve te kthjellohen se ku punojne e per cfare paguen;
DHE KRYESORJA
4. Pedagoget te kuptojne se kercenimi me rrogen dhe humbja e dinjitetit mund t’i beje te turperohen nje dite.
Kokeulur e heshtur po pranojme nje poshterim qe ndoshta e MERITOJME nese nuk reagojme shpejt e fuqishem.” shkruan ajo në Facebook