Kronikë

Pronarja qëllon banesën e saj me armë, policia zbulon arsyen e çuditshme

18:09 - 09.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë është qëlluar me armë paraditen e djeshme, kallëzimi në polici është bërë nga vetë pronarët  e saj.




Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat se si ndodhi ngjarja, por nga verifikimet e bëra rezultoi se kishte qenë vetë pronarja e banesë e cila kishte qëlluar me armë zjarri.

Policia raporton, se arsyeja ishte që ajo të kërkon azil në një shtet të huaj, më herë familja e saj kishte kërkuar azil, por i është refuzuar.

Mbi pronare e shtëpisë rëndon akuza Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 10:30, është marrë informacion se në fshatin German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, është dëmtuar muri i banesës së shtetases M.B, 68 vjeçe”, njoftoi Policia.

Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56.

Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë.

“Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.