OPINION

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra

14:12 - 10.02.18 Majlinda Bregu
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.




Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte radhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nëse largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Patjeter,shumekush qe keto vite u mor me politike me zor te madh doli prej saj mbasi kjo perfshirje kishe te bente thjesht per Perfitime ekonomike.Nje personazh i tille eshte edhe znj.Bregu e cila gati Beson Endrren se perfshirja e saj ne mekanizmat e burokracise se procesit te integrimit Europian eshte Merite e aftesive te saj.Kjo ndodh Tani kur PD-ja eshte varka qe po fut uje dhe nuk ka kapidan.Komunizmi per here te dyte Trumfoi ne Shqiperi si dikur ne kohe te levizjes Nac-Clirim.Patjeter kishim dhe kemi Vetem nje Parti ate Komuniste.Populli pjesa Bolshevike kujdeset per kete Parti-Shtet-Pushtet-Bereqet.Dhe Prijsi ngerdheshet neper tribuna perpara Populit.O derdimene hapni site dhe kuptoni se po qe se do hyme ne BE duhet se pari te punojme e jetojme si europiane pastaj pune e saj na pranon ajo ne BE apo jo.Pra detyrat e shtepise duhet ti bejme vete e jo tja lejme Majlindes e Bushatit qe mendojne qe zgjidhjet i kane ne disa fletore ne canten e shpines.Karagjoze….

    Përgjigju ↓