AKTUALITET

Ministrja Nikolla u kërkon ndjesë pedagogëve për vonesat e pagave dhe sqaron: Ja çfarë ndodhi

11:09 - 10.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë për mos dhënien e pagave për pedagogët e universiteteve.




Duke folur nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universitar Luarasi, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu ka kërkuar ndjesë pedagogëve dhe stafit të Universiteteve për vonesën e pagave të tyre.

Sipas Ministres, gjithçka lidhet me ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë financiare të universiteteve.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor”, tha ministrja Nikolla.

Kujtojmë se pedagogët e të gjitha universiteteve publike, nuk kanë marrë ende pagën e janarit, edhe pse sot data shënon 10 Shkurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.