Kryesore

Skema e re e ndihmës ekonomike, ja si do funksionojë

16:45 - 10.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe në 9 qarqe të vendit do të futet skema e re e ndihmës ekonomike. Në një deklaratë për mediat, zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se skema e re i jep pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë.




Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyrës se punësimit, të hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre. Procesi me pas vijon me verifikimin e situatës në terren”, deklaroi zëvendës ministrja, Bardhylka Kospiri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se nëpërmjet kësaj skeme nuk rritet artificialisht numri i përfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen më mirë familjet e varfra.

“Masa e pagesës tashmë është e plotë dhe është sa dyfishi i pagesës se mëparshme”, deklaroi Kospiri.

Sipas saj Bashkive ju është disbursuar një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike, i cili është dy herë më i lartë se fondi i mëparshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.