AKTUALITET

Burg për grabitësit e argjendarisë në Shkodër: I vodhëm dhe i shitëm në Tiranë

15:32 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinjtë të cilët vodhën një javë më parë argjendarinë në qytetin e Shkodrës, kanë pranuar gjithçka.




23-vjeçari Françesko Vukaj dhe 28-vjeçari Iraldo Filipi pranuan të jenë autorë të grabitjes së 3 shkurtit në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Gjatë seancës gjyqësore, ku u vendos masa e “arrest me burg”, ata kanë pohuar se sendet e floririt që vodhën i shitën në Tiranë.

Policia e Shkodrës, i arrestoi autorët e grabitjes vetëm 4 ditë pas ngjarjes, pikërisht më 7 shkurt. Nga argjendaria mësohet se kanë marrë një shumë prej 4-5 milionë lekë të vjetër duke marrë bizhuteri.

Autorët udhëtonin me një automjet pa targa me të cilin goditën qepenin e dyqanit të argjendarisë. Pasi hynë brenda dhe vodhën ç’të mundnin, ata u larguan duke braktisur automjetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.