Kronikë

Humbet kontrollin e mjetit dhe bie nga ura, 40-vjeçari në gjendje të rëndë

21:28 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, një 40-vjeçar ka rënë nga ura teksa drejtonte automjetin e tij.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polenë, teksa 40-vjeçari R.B. ka humbur kontrollin e mjetit tip “Nissan”.

40-vjeçari është transportuar për në spitalin e Korçës, ku po mori ndihmën e parë, deri më tani raportohet për dëmtime të rënda në trup.

Njoftimi i policisë

“Më datë 11.02.2018, jemi njoftuar se shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e policisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.