Kronikë

Kamionin me drogë drejt Italisë, arrestohet drejtuesi

18:13 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar një persona, pasi në kamionin e tij u gjendën 11 kg heroinë.




Mësohet se sasia e drogës kishte si destinacion Italinë, ndërsa zbulimi i drogës u bë gjatë skanimit të kamionit në Portin e Durrësit.

Heroina e cila u sekuestrua nga policia ishte e fshehur në kabinën e automjetit, ndërsa sipas informacioneve të deri tanishme kamioni në momentin e skanimit ishte i ngarkuar me konfeksione.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës, i cili po merret në pyetje në ambjentet e komisariatit të Durrësit.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar  të drogave të forta.

Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe  agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese  gjatë kontrollit   në vijën e dytë të kamionave  rezultoi se:

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO  nën krevatin e shoferit  në një vend të fshehtë  pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën  disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga  shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.