KULTURË

Teatri i ri, Kumbaro i përgjigjet artistëve: Projekti i kullës nuk ekziston

17:13 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhvendosja e Teatrit Kombëtarë ka ngjallur debat të fortë mes artistëve dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.




Ata shprehen se godina e re e teatrit Turbina nuk do të ketë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar krijimtarinë e tyre.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përmes një interviste në Vizion Plus, i është përgjigjur kërkesës së artistëve.

Kumbaro ka shpjeguar se teatri nuk do të jetë pjesë e një kulle, pasi ky projekt nuk ekziston.

Ministrja thekson se kjo lëvizje do të jetë e përkohshme, kjo gjë do të zgjasë deri në ndërtimin e një teatri të ri dhe me kushtet e përshtatëshe.

Lidhur  me disa ndryshime që Ministria e Kulturës i ka bërë ligjit bazë, ministrja sqaron se drafti është në fazën fillestare dhe se gjatë javës në vijim do të ketë konsultime me grupet e interesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.