Kronikë

Thikë lojtarit shqiptar, policia arreston dy këngëtarët italianë

14:43 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një javë më parë, kur lojtari shqiptar Aldi Shpijati, u plagos me thikë nga dy persona.




Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy shtetas italianë, përkatësisht 20 dhe 36 vjeç, me akuzën e tentativës për vrasje.

Kështu, në pranga janë vënë Yuri Margini, 20 vjeç, nga Castelnovo Monti, rezident në Viano, autor i goditjeve me thikë, arrestuar në Scandiano të enjten; tjetri është Emilio Finizio, 36 vjeç, me origjinë nga Sassuolo e rezident në Viano, arrestuar mbrëmë në Genova. Të dy do të jepnin një koncert në mbrëmje në Torino.

Nga sa raportohet dy personat e arrestuar janë të dy këngëtarë të muzikës rap në Itali, një prej të cilëve me nofkën “Malakarne”. Provat e gjetura në shtëpi, si rrobat e përgjakura pas ngjarjes, ndërsa në fakt ishte 20-vjeçari Juri Marxhini ai që kishte goditur me thikë futbollistin shqiptar, i kanë fundosur shtetasit italianë.

Shpijati u godit me thikë një javë më parë në stacionin e trenit në Scandiano, pas një grindjeje për motive të dobëta me të arrestuarit.

Shqiptari 20-vjeçar ndërhyri në mbrojtje të një shoku që i kishin vënë thikën në fyt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.