Kronikë

Arrestohen dy persona në Tiranë, ushtronin dhunë në familje

15:23 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranë ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje.




Ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, por fatmirësisht situata nuk kaloi në kufijtë e tragjikes.

Të arrestuarit janë H.M., 52 vjeç dhe L.S, 42 vjeç, që të dy banues në Tiranë, ndërkohë ata ndodhen në ambientet e komisariatit të Tiranës.

Ndërsa, të dyja gratë e dhunuar kanë marr urdhër mbrojtje, në mënyrë që të parandalohet një konflikt tjetër i mundshëm.

Mbi të dy burrat rëndon akuza “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.