Kryesore

Ish-drejtori nxjerr kontratat dhe i drejtohet Kumbaros: Po ju si intelektuale dhe vëllai…

10:49 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas letrës së hapur të Mirela Kumbaros, ku i drejtohej aktorit Robert Ndrenika se heshtët kur Teatri Kombëtar u kthye “në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës”, ka reaguar sot ish-drejtori i teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi.




Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social i shkruan Kumbaros se idea e ndërtimit te teatrit brenda piramidës ishte e vëllait tuaj Arbenit, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës Blendi, ndryshe kushëriri juaj.

 

“Ndërkohë ju si intelektuale apo vëllai juaj si regjisor teatri a kanë protestuar ndonjëherë për Bingon, për klubin e natës Bretkosa, për pishinën që u dha me qera dhe u bë pishinë publike.

Të gjithë ato kontrata qeraje i lidhi, ish-ministri i Kulturës, sot kryeministër. Mos do të të japim edhe kopjet e kontratave?”, – shkruan kryetar i Sindikatës së artistëve, Çipi, i cili ka nxjerrë dhe kontratat e firmosura asokohe nga Edi Rama.

LEXO edhe: Letër e hapur nga Mirela Kumbaro


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.