Kryesore

Kreditë e buta, programi rihapet në fund të shkurtit. Ja si të aplikoni

10:26 - 12.02.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çiftet e reja që ende nuk kanë një shtëpi, tashmë mund mund ta blejnë një të tillë nëpërmjet një kredie të butë. Kjo është bërë me dije nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi se në fund të muajit shkurt do të rihapet programi i kredive të buta për të gjithë të interesuarit që nuk mundën të plotësonin dokumentacionin brenda afateve të thirrjes së parë.




“Programi do të rifillojë në fund të shkurtit. Shpesh na është dashur të shpjegojmë se bashkia ka paketa të ndryshme, për kategori të ndryshme të shoqërisë. Që do të thotë, nëse je tërësisht në nevojë, kemi qendrat e emergjencës; nëse ke pak mundësi, kemi banesat sociale me qira minimale, 30 mijë lekë të vjetra; për dikë tjetër që thotë: ‘Jo nuk dua të jem pronar i një shtëpie’, kemi bonus qiraje.

Por, kur vjen puna tek një kategori tjetër, pra për shtresën e çifteve të reja, që duan të krijojnë familjet e tyre në Tiranë, kredia e butë është një ofertë perfekte”, u shpreh Veliaj.

Ky i fundit shtoi se nëpërmjet këtij programi, Bashkia e Tiranës i erdhi në ndihmë plot 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi ekonomike për të përballuar interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre. Kështu, çiftet e reja që dëshirojnë të blejnë një shtëpi brenda afatit të thirrjes së dytë, duhet të ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme me bankën, në mënyrë që të shpallen fitues të kredisë së butë.

Kryebashkiaku, ditën e djeshme ishte i ftuar si një ndër mysafirët e parë në shtëpinë e re të një çifti që përfituan nga ky program dhe në fjalën e tij theksoi se Albi dhe Adela (çifti i ri) e vlerësuan nismën e Bashkisë së Tiranës për t’iu gjendur pranë çifteve të reja, të cilët e kanë të vështirë të aplikojnë për ofertën e kredive hipotekore në treg.

Kredia e butë
Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë”, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës për ato familje apo çifte të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Në vitin 2017-të, nga ky projekt u miratuan plot 1000 familje përfituese.

Ndërkaq, kategoritë përfituese të programit për mbështetjen për strehim me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve janë: familjet e reja; familje një prindërore me fëmijë në ngarkim; familje me më shumë se tre fëmijë; familje të shpronësuara; familje të prekura nga investime publike; familje emigrant i rikthyer, si dhe në rastet e dhunës në familje.

Kategoritë përfituese për strehim

– Familjet e reja
– Familje një prindërore me fëmijë në ngarkim;
– Familje me më shumë se tre fëmijë;
– Familje të shpronësuara;
– Familje të prekura nga investime publike;
– Familje emigrant i rikthyer;
– Rastet e dhunës në familje


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershendetje! Po per nje person 30 vjeç i cili nuk ka krijuare familje,por qe eshte i pastreh dhe ploteson te gjitha kriteret e tjera,mund te aplikoj per kredine e bute..! Faleminderit

    Përgjigju ↓