Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 5 shqiptarë në pranga

14:39 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përmes një operacioni të policisë greke është shkatërruar një grup kriminal të cilët drejtonin një rrjet prostitucioni.




Në pranga kanë rënë 12 persona mes të cilëve dhe 5 shqiptarë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 8 persona të tjerë të cilët dyshohen të kenë lidhje me bandën.

Sipas policisë, grupi vepronte prej të paktën dy vjetësh. Rekrutonte femra në nevojë, kryesisht nga Shqipëria e Rumania dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, i fuste në rrugën e prostitucionit.

Nëpërmjet web site-ve të ndryshme që kishte krijuar, grupi reklamonte “shërbimet” e femrave dhe pastaj klientët i mbyllnin takimet duke telefonuar në një “call center” që funksiononte në lagjen Kalithea.

Mes femrave që përdorte grupi ishte dhe një e mitur nga Bullgaria, e cila tashmë po trajtohet në qendrën për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.