SHËNDET

Simptomat, si të kuptoni që keni probleme me tiroiden

13:00 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë njerëz kanë një sërë problemesh me tiroiden dhe e kanë të vështirë që ta mbajnë nën kontroll. Sipas studimeve dieta e shëndetshme, më-nyra e jetesës e aktiviteti fizik janë një fillim I mirë, një mënyrë e natyrshme nëpërmjet së cilës mund të shikoni përmirësime. Fun-ksioni kryesor i tiroides është prodhimi i hormoneve të saj.




Prodhimi në fjalë, përgjegjësohet për sasinë e hormoneve të prodhuara që kontrollojnë metabolizmin e përgjithshëm të trupit, akoma dhe energjinë e nevojshme të tij. Mirëpo shpesh herë ndodh të kemi zmadhim të tiroideve. Shkak parësor për shfaqjen e gushës (siç quhet në gjuhën e popullit) është pamjaftueshmëria e jodit.

Jodi
Jodi është një mikroelement që e gjejmë në mjedis dhe është tepër i nevojshëm për organizmin tonë. Jodi është i pranishëm kryesisht tek hormonet e tiroides, siç e ripërmendëm, funksioni kryesor i jodit është i lidhur me aktivitetin e këtyre hormoneve që janë përgjegjëse për funksionet metabolike, ndër të cilat rritjen trupore. Jodin mund ta gjejmë në disa ushqime si, peshku, qumështi, por edhe tek vezët.

Prania e tij tek frutat apo zarzavatet varet nga terreni i kultivimit. Doza ditore e këshilluar është rreth 0,15 mg për të dy gjinitë, ndërsa gjatë shtatzënisë apo dhënies së gjirit doza rritet.

Mangësia e jodit mund te shkaktojë Strumën (gushën), ose ndryshe rritjen e gjëndrës se tiroides. Gjëndra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij te fundit në tiroide formohen disa noduj, këtu vlen të theksojmë se janë të ndryshëm si nga madhësia dhe nga funksioni i tyre.

Simptomat
Problemet si: mbipesha, dobësia shpirtërore, konfuzioni i të menduarit dhe mjaft të tjera, të cilat prekin trurin, madje edhe sistemin nervor, mund të shmangen me ndihmën dhe përdorimin e lëndëve natyrale të cilat ushqejnë tiroiden me ato elemente që nevojitet për t’u rikthyer në formën dhe funksionin e mëparshëm.
Simptomat kryesore të nënprodhimit të hormoneve nga gjëndrat e tiroideve janë:
• Lodhja fizike
• Rritja në peshë
• Dhembjet muskulore
• Thonjtë e butë (thyerja e shpejtë e tyre)
• Konstipacioni
• Marrja mendsh
• Mosrezistenca në ftohtësi
• Rënia e flokëve
• Buhatja e fytyrës
• Buhatja e mukozave të laringjit


Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga hipoteroza, vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, nuk djersijnë dhe më të shumtën e kohës janë të mërzitur. Kërkime të ndryshme kanë treguar se fëmijët që kanë gushë, shfaqin koeficient të ulët inteligjence dhe rezistencë të reduktuar në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, domethënë treguesi i inteligjencës së tyre është 10 – 14 herë më i ulët nga ç’duhej të ishte në raste normale. Kurimi më i mirë i gushës është mbrojtja me jod nëpërmjet kripës së jonizuar, për shembull, për fëmijët mjekimet më të rekomanduara janë disa lloje tabletash si: Letrox, Euxhyrox, Jodox. Një tjetër lloj mjekimi është vaksinimi me vaj të jonizuar. Mosfunksionimi normal i gjëndrës drejton në mbiprodhim hormonesh.
Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides quhet hiperterozë dhe ka disa simptoma të caktuara:

• Rrahje te shpejta zemre akoma edhe kur ndodhen në gjendje të qetë
• Humbje peshe pavarësisht se ushqehen normalisht
• Këputje të theksuar fuqish
• Dobësi
• Mosrezistencë në temperatura të larta
• Pagjumësi
• Djersë të tepërta
• Zmadhim kokërdhokësh

Metodat që përdoren sot për trajtimin e pacientëve me hiperterozë janë barnat antitiroidë, jodi radioaktiv dhe ndërhyrja kirurgjikale. Është e rëndësishme të themi se çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, prandaj dhe zgjedhja përfundimtare mbetet gjithmonë në dorën e pacientit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.