KULTURË

Transferimi i teatrit, “shpërthen” Bujar Asqeriu: Ky vend qeveriset nga hajdutë

11:23 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transferimi i Teatri Kombëtarë në një godinë të re ka ngjallur debate të forta mes artistëve dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.




Artistët shprehen se godina e re nuk i plotëson kushtet e nevojshme dhe se teatri nuk mund të jetë pjesë e një kulle, por nga ana tjetër, ministrja Kumbaro shprehet se projekti i kullës nuk ekziston.

Në lidhje më këtë çështje, ka reaguar ashpër ditën e sotme edhe aktori i njohur Bujar Asqeriu. Ai u shprehet se rroga e një artisti është qesharake duke e krahasuar atë me një nënpunës në shtet.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”,-tha Bujar Asqeriu

“Ky vend qeveriset nga hajdutë, që vjedhin edhe 100 lekëshin e dosjeve dhe stilolapsave dhe ne na hedhin nje kocke dhe tallen me ne”- tha ai.

Aktori i njohur e bëri deklaratën e tij jashtë godina të Teatrit Kombëtarë, ndërsa më herët artistët nuk janë lejuar të futen brenda ambinteve të tij, duke u lejuar vetëm te holli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.