AKTUALITET

Arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë, i gjendet heroinë. Ja ku e kishte fshehur

08:42 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës. Kjo pasi është kapur me 1.5 kg heroinë.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Elton Ferkon nga Fieri, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

Nga sa bëhet i ditur, 37-vjeçari e kishte fshehur drogën një pjesë në çantë dhe rreth 1 kg poshtë rrobave të trupit.

Ai është pikasur nga policia gjatë kontrollit në pikën e daljes pasi kishte vulosur pasaportën, ndërsa  pritet që Policia e Gjirokastrës të japë më shumë detaje rreth këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.