KULTURË

Drejtoresha e Ministrisë së Kulturës: Duan më shumë protestën se shkaqet

17:25 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoresha e librit në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa, ka dalë kundër artistëve përmes një postimi.
Ajo citon Claudio Magris, për të kundërshtuar protestën e artistëve të Teatrit Kombëtar, kur thotë se: “duan më tepër protestën si protestë në vetvete sesa shkaqet për të cilat protestohet”.




Sipas Hysës, tavolina e punës është zgjidhja më e matur e më e vështirë ku dinë të ulen ata që vërtet aspirojnë ndryshimin, ndërsa shfaqet skenike le t’ia lënë aktorëve të talentuar

Mimoza Hysa, statusi në Facebook

Claudio Magris: Shpesh krijuesit priren të vendosin qëllime shoqërore abstrakte dhe të paarritshme, boll që t’i japin vetes të drejtën të tregohen mosvlerësues ndaj arritjeve konkrete sado të vogla, duan më tepër protestën si protestë në vetvete sesa shkaqet për të cilat protestohet. Është më e thjeshtë të besosh se po e ndryshon botën duke recituar vargje të lira tek Odeoni, si në 1968-n, sesa të merresh me shkresa zyrtare dhe të punosh çdo ditë për ndryshimin.”
“Paqja është nganjëherë më e vështirë sesa lufta: diktaturat janë më të shumtën fitimtarë heroikë dhe gjenialë të së dytës dhe humbës të ngathët e despotikë të së parës.”
Nga “Udhëtim pa mbarim” Tavolina e punës është zgjidhja më e matur e më e vështirë ku dinë të ulen ata që vërtet aspirojnë ndryshimin, ndërsa shfaqet skenike le t’ia lënë aktorëve të talentuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.