AKTUALITET

FOTO/ Ekzekutohet me silenciator një person në zonën e ish-Bllokut

21:35 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 64 vjeçar është ezkekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.




Viktima është Memli Begallla 64 vjeç. Trupi i tij u gjet i pajetë në trotuar nga banorë të zonës, të cilët njoftuar menjëherë autoritetet e rendt.

Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës janë gjetur shenja gjaku, dhe shenja plumbi, duke bërë që autoritetet të dyshojnë për vrasje.

Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se viktima është qëlluar me armë zjarri me silenciator, nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë që dëshmitarë në vendin e ngjarjes, thonë se kanë parë një makinë tip BMW me xhama të zinj, nga e cila është qëlluar.

Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati.

Kjo ka shkaktuar panik mes qytetarëve, të cilët të tmerruar njoftuar policinë. Forcat blu, kanë rrethuar zonën si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar në komisariat tre persona, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
 
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. 

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. 

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.