Horoskopi

Horoskopi i datës 15 Shkurt 2018

23:35 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri, që bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur. Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm.

Sot jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe do të keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Me Uranin që ju favorizon, do të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Jupiteri, që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur se më parë.

Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni, por mos e ekzagjeroni ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin do t’ju nxisë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë e juaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Mos e lini t’ju ikë një mundësi të bukur takimi për shkak të bindjes se nuk u përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm, provojeni që ta besoni. Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Në fund do t’ia dilni.

Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë, por për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë.

Ditën e sotme do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve, zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur.

Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli! Është qershia mbi tortë për ata që duhen te përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

 

Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë përdore dhe do t’ju çojë në vende të shpirtit, që nuk i keni njohur më parë. Kjo është mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.