AKTUALITET

Manipuloi provat, pezullohet oficeri i Hetimit të Aksidenteve

08:51 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nënkomisar me inicialet O.Gj është pezulluar nga detyra pasi shpërdoroi detyrën. Pas hetimeve 3-mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti më datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale te domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.




Kështu, strukturat e SHÇBA-se Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masën e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, të Specialistit të Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, n/komisarit O.Gj., për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, SHÇBA arrestoi punonjësin e Policisë Kufitare të Kakavijës, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua ne flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.