Kronikë

Misteri i vdekjes së durrsakut në Britani, ja çfarë i ndodhi

11:35 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 1 shkurt 2018, Alfred Ismaili nga Durrësi u gjend i vdekur në bordi e anijes  “SMN Explorer”, në Britani.




Eastern Daily Press” shkruan, se Ismaili ndodhej kalatën e Aleksandrit të portit King’s Lynn (Norfolk), ndërsa   Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare ka nisur hetimet për zbardhjen incidentit.

Familja e tij e cila ndodhet ende në Britani shprehen se po presin që të kthehen në Shqipëri, sapo gjykata e Norfolkut të dorëzojë trupin e durrsakut.

Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër, tha: “Jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britaninë e Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri“.

Ismaili la gruan dhe tre fëmijë të vegjël të cilët përsërisin thirrjen:

“Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë dhe jo e ndershme. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.