AKTUALITET

Refuzoi urdhrin e Arta Markut, nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

14:06 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim disiplinor për ish-drejtuesin e komanduar të Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Ky i fundit u shkarkua pak kohë më parë nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, për t’u rikthyer në detyrën që ka qenë më parë në Prokurorinë e Tiranës.




Prokurori Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores Arta Marku për ndërprerjen e komandimit në Elbasan. Ndërkohë që sipas burimeve të prokurorisë, hetimi disiplinor pritet të përfundojë më 13 mars të 2018-ës.

Një ditë më parë, edhe bashkëshortja e Ginës duhet të përballej në gjyq me prokuroren Arta Marku, por ajo nuk është paraqitur. Edhe Rovena Gashi e ka kundërshtuar largimin e saj nga posti në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e cilësuar si të padrejtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.