Kronikë

Supermashtruesja e Elbasanit nuk paraqitet në gjykatë për “Shën Valentin”

13:49 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditën e “Shen Valentinit” duhet të paraqitej para togave të zeza, por me pretekstin se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të gripit kjo gjë nuk ndodhi. Kështu deklaruan burime zyrtare nga Gjykata e Elbasanit për rastin e një supermshtrueseje të dërguar për gjykim.




Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka përfunduar hetimet paraprake për Klodiana Kuqin, Beqir Gjurën dhe Matilda Kala.

Për Klodiana Kuqin organi i akuzës ka ngritur akuzat e “Mashtrimit”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka mashtruar 11 persona.

Në periudhën shtator 2016- mars 2017 ajo i ka marrë 3000 euro shtetasit Klodian Dedja, duke i premtuar dhe siguruar atij se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionar të caktuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit.

Klodian Dedja kërkonte punë si infermiere për bashkëshorten e tij Ejona Dedja dhe për këtë qëllim është dhënë shuma në fjalë, me premtimin dhe sigurimin se Klodiana Kuqi njihte persona me influence në Universitetin e Elbasanit dhe në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Klodian Dedja dhe Klodiana Kuqi ishin fqinj, pasi banonin në një apartament.

Po ashtu 28-vjeçarja gjatë vitit 2016 i ka marr shtetases Matilda Kala, 300 mijë lekë duke i premtuar se kishte njohje tek Ministria e Arsimit, për një vend pune.

Klodiana Kuqi, thotë prokuroria, pretendonte se kishte njohje me sekretarinë Plarent Ndreca dhe do ta rikthente atë në punë, pasi ishte hequr pa të drejtë në muajin tetor 2015, nga pozicioni i Drejtoreshës në Shkollën 9-vjeçare “Jeronin De Rada”, në Elbasan.

Matilda Kala kishte krijuar lidhje me 28-vjeçaren nga Facebook-u dhe Instagrami. Por këta janë vetëm “viktimat” e para të supermashtrueses 28-vjeçare. Lista e saj e mashtrimeve, të verifikuara nga prokuroria është e gjatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.