Kronikë

Tritoli në Shkodër, biznesmeni paralajmërohet për borxhet e të birit futbollist

14:57 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërthimi me tritol i ndodhur një dite më parë në Shkodër, tronditi qytetin verior në orët e vona të mbrëmjes.




Lënda eksplozive iu vendos garazhit të një shtëpie në pronësi të biznesmenit Sadetin Kiri, i cili dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit.

Por fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, nga hetimet e kryera deri më tani nga policia, dyshohet se shpërthimi ka ardhur si paralajmërim për shkak të borxheve që djali i biznesmenit iu kishte marrë personave të ndryshëm.

Kjo pasi, Fatjon Kiri është një emër i njohur në Shkodër, për shkak të angazhimit të tij si futbollist  me ekipin e Tërbunit të Pukës.

Për policinë, kjo është pista kryesore ku po hetohet momentalisht, ndërsa për identifikimin e autorëve, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.