Kronikë

Biznesmeni mund ta ketë njohur autorin, shoqërohet 1 person. Fqinji: Për herë të fundit e pashë…

12:16 - 15.02.18 Dorjana Bezat
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas vrasjes së 64-vjeçarit Memli Begalla, të tjera detaje kanë dalë në dritë.




Arma më të cilin dyshohet se është vrarë biznesmeni mund të ketë qenë me silenciator, pasi as banorët e pallatit dhe as bizneset afër nuk kane dëgjuar të shtëna arme. Dyshohet se Begalla e ka njohur autorin, pasi është qëlluar nga afër dhe vetëm me 1 plumb në kokë, i cili rezultoi vdekjeprurës.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje vetëm pasi banorët e pallatit tek rruga “Nikolla Tupe” kanë parë trupin e shtrirë.  Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta.

Ndërkohë që gjatë mesnatës, në Drejtorinë e Policisë të Tiranës është shoqëruar një person, si i dyshuar për ngjarjen, ndërsa po verifikohet alibia e tij.

Një nga fqinjët e Memli Begallës, Selami Maho, ka bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se 64-vjeçari nuk ishte problematik. “Ishte njeri i mirë. Për herë të fundit, e pashë dje Memli Begallin. Po rregullonte makinën poshtë ballkonit tim.

Ishte prindër i dy djemve dhe familjar i rregullt. Nuk dëgjova krisma kur ndodhi ngjarja. Vrasjen e mësova kur erdhi policia dhe rrethoi oborrin. Nuk dëgjova as për ndonjë zënkë në oborr”, – ka thënë fqinji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.