SHËNDET

Çfarë të bësh nëse një person pranë teje pëson goditje në zemër

17:04 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sëmundjet e zemrës janë ndër më të përhapurat në vitet e fundit dhe mund të prekin këdo.




Prandaj është e rëndësishme që të njihen simptomat, në mënyrë që të dini si të reagoni nëse prekeni vetë ose persona afër jush.

Simptomat përfshijnë:

– ndjesi dhimbjeje në kraharor që përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, shpatullës së majtë, krahut të majtë dhe dorës. Dhimbja zgjat të paktën 20 minuta.

– djersitje ekstreme

– ndjesi përzierjeje dhe të vjellash

– vështirësi në frymëmarrje

– ndjesi rëndese në kraharor

Gjëja e parë që duhet të bësh, nëse vë re tek vetja simptomat e mësipërme, është të telefonosh ambulancën.

Nëse ju gjendet një apsirinë, atëherë duhet ta pish menjëherë, pasi aspirina është antiagregant dhe nuk lejon që të shtohet agregimi trombocitar në një pllakë aterosklerotike, që është dhe shkaku më i shpeshtë i ishemisë dhe infarktit.

Nëse konsumon një kokërr aspirinë brenda 30 minutash, atëherë ajo do të jetë e efektshme. Nëse konsumohet brenda kësaj kohe, ajo do të vonojë formimin e koagulit të gjakut dhe do të vonojë kështu shfaqjen e infarktit deri në marrjen e masave ambulatore.

Shtypeni aspirinën në mënyrë që kur ta pini, ajo të kalojë më lehtësisht nga stomaku, ose zorra e hollë, drejt e në gjak.

Ruani qetësinë: Sado i frikshëm mund të duket një infarkt, të vraposh, apo të ndjesh panik, mund ta përkeqësojë këtë situatë klinike. Qetësohuni për ta mbajtur sa më konstante dhe të qetë frekuencën e zemrës. Për ta bërë këtë gjë, mjafton të mendoni për diçka të bukur të ditëve të fundit, si dhe për faktin që ambulanca po vjen drejt jush me ndihmën e duhur që asgjë e rëndë të mos ju ndodhë.

Bëj frymëshkëmbim të thellë dhe të rregullt: Edhe nëse instinkti të thotë të bësh frymëshkëmbim të shpejtë, kur vëren një atak të zemrës, mënyra më e mirë për të mbajtur një furnizim normal të gjakut me oksigjen, është duke bërë frymëshkëmbim të qetë, të rregullt dhe të thellë.

Mund të dilni në një dritare të hapur, në një derë të hapur, ose të afroheni pranë ajrit të kondicionerit. Mundohuni të merrni frymë sa më thellë, në mënyrë që të siguroni një oksigjenim sa më të mirë të zemrës.

Gjithashtu, në momentet kur ndjeni simptomat e mësipërme, mundohuni të evitoni ushqimet dhe pijet. Mos mendoni që duke konsumuar ujë, ju ndihmoni që aspirina të përthihet më shpejt në gjak. Në fakt, kjo është paksa e vërtetë, por marrja e ujit rrit volumin e plazmës dhe gjakut dhe në kushtet kur zemra nuk ka oksigjenim të mjaftueshëm për të siguruar tkurrje normale, ajo nuk mund ta kryejë funksionin pompë në mënyrën e duhur me një ngarkesë volumore më të lartë. Ndaj, përpiquni t’i eliminoni lëngjet dhe ushqimet gjatë kohës kur ndjeni simptomat e mësipërme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.