Kronikë

Ekzekutimi i Devi Kasmit, Apeli lë në në burg Mario Meshinin

11:40 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar sot gjyqi kundër Mario Meshinit, 25-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, i cili e kishte apeluar masën e sigurisë.




Ndonëse Gjykata e Shkallës së Parë e la në burg, Meshini pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në fund të janarit. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Meshini ka mohuar akuzën.

25-vjeçari ka pohuar njohjen miqësore me Kasmin, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Në të njëjtën linjë ka qëndruar avokati i tij mbrojtës, sipas të cilit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabazuara.

Edhe pse Meshini pretendon që nuk ka lidhje me këtë vrasje, përsëri as Gjykata e Apelit nuk është bindur dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kështu Meshini do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.