BOTA

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE mblidhen sot në Sofje, ja çfarë do diskutohet

09:20 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që potencialisht mund të jenë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, dhe situata në Siri e Korenë Veriore, pritet të jenë çështjet kryesore të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Sofje të Bullgarisë.




Ky takim dy ditësh po bëhet vetëm një javë pasi BE-ja e ka shpallur strategjinë e vet të re për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë plan qartësohet rruga për afrim me BE-në të gjashtë vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia DPA nga Sofja.

Ministrat e jashtëm të BE-së gjatë ditës së sotme do të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nesër pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve që aspirojnë për integrim në BE. /Rel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.