Kronikë

Ndahet nga jeta 27-vjeçarja, dyshet për overdozë

15:04 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçare nga Saranda ka gjetur vdekjen paraditen e sotme.




Mësohet se shkaku i vdekjes së Elsa Skenderit ka qenë overdoza, pasi njihej si përdoruese e rregullt. Së resë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por ka qenë e pa mundur për ta mbajtur në jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.