Kronikë

Porositi vrasjen e gruas, zbardhen telefonatat. Burri i kërkon vrasësit t’i bënte magji Suelës, ja pse

11:29 - 15.02.18 Klodiana Lala
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot gjyqi kundër Sadadin Sulës, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suelës.




Prokuroria në seancë ka paraqitur disa regjistrime audio, të cilat kanë përmbajtje sherri mes bashkëshortit dhe Suela Sulës.

Prokurori paraqiti në gjykatë 5 regjistrime audio të kryera në shtator 2015, ku dësgjohej debati mes çiftit. Satedini e akuzonte bashkëshorten e tij se fëmijën e 3-te e kishte me persona të tjerë.

Po kështu në debat e sipër, viktima Suela i kërkonte të pandehurit të kryenin analizën e ADN-së për të vërtetuar se fëmija ishte i tij dhe njëherazi i kërkon divorcin.

Gjithashtu, në regjistrimet audio dëgjohen bisedat mes Satedin Sulës dhe Fation Karmeshtës, ky i fundit i dyshuar si ekzekutor. Sula i kërkon ndihmë Karmeshtës ti bëjë magji bashkëshortes së tij, që mos e kundërshtojë. Karmeshta i thotë të pandehurit se gruan do t’ia nënshtrojë, duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para. Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes.

Nga sa mësohet, Sadedin Sula i ka dëgjuar në heshtje të plotë të gjitha përgjimet që janë shfaqur dëgjuar në gjyq.

Këto biseda janë dorëzuar nga vajza e Suela Sulës disa kohë pas vrasjes, dhe pretendohej se kishte prova që implikohej babai. Sededin Sula nuk është shfaqur asnjëherë i penduar.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.