Kronikë

Trafikuan 915 kg kanabis, policia identifikon autorët

14:06 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka arritur të identifikojë katër shqiptarët të cilët dyshohen për trafikimin e rreth 1 ton kanabis më 29 Qershor 2017.




Identiteti tyre nuk është bërë i plotë nga ana e policisë, por vetëm inicialet, K.R. 34 vjeç, F.P. 49 vjeç, G.E. 30 vjeç dhe H.K. 26 vjeç.

Gjithashtu, ky grup ka trafikuar me gomone 915 kg drogë në Itali, sasi e cila u kap në plazhin e Porto Recanati.

 “Nuk kishin regjistruar asnjëherë më parë sasi të tillë të drogës në territorin tonë”, tha kryeprokurori Giovanni Giorgio .

Kryeprokurori shprehet se më 29 qershor gjetëm gomonen e ngarkuar me drogë , e cila kishte ngecur cekëtinë, nërsa autorët u larguan.

Ishin shenjat e gishtave që bënë të mundur që hetuesit italianë të identifikonin 4 shqiptarët e dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.