Kronikë

Vendimi i Gjykatës/ U ekzekutua mbrëmë me silenciator, ja padia për borxhin ndaj biznesmenit

08:33 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat – Një 64-vjeçar është ekzekutuar mbrëmë me armë zjarri silenciator, ndërsa është zbardhur e kaluara e Memli Begallës, si dhe disa nga pistat ku po heton policia.




“Gazeta Shqiptare” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë e cila mban datën e 18 shkurtit të 2009-ës, ku biznesmeni i vrarë me silenciator Begalla është paditur nga Floresha Selmani, pasi nuk i është kthyer borxhi në vlerën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira.

Viktima Memli Begalla është qëlluar me armë zjarri me silenciator, nga persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë që dëshmitarë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se kanë parë një makinë tip BMË me xhama të zinj, nga e cila është qëlluar.

64-vjeçari, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar në komisariat tre persona, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se Begalla është biznesmen që merrej me veprimari në fushën e turizmit, energjetikes dhe ndërtimit. Ai ka 2 agjenci pranë kullave binjake, ndërsa në të kaluarën ka jetuar në Zvicër ku dyshohet se ka pasur probleme. Memli Begalla është po ashtu administrator i kompanisë LAB-AB.

Dokumenti i plotë 1400231740-Floresha Selmani, sqarim interpretim vendimi, Pr.Lf

Vendimi
“Kërkojmë sqarim dhe interpretim vendimi gjyqësor nr.10673, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili nuk është ekzekutuar duke interpretuar që : Detyrimin e palës së paditur Shoqërisë “Lab” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Afrim Begalla, ti ktheje palës paditëse Floresha Selmani shumën e marrë hua së bashku me kamatat e arrira (të llogaritura si interesa bankare) në masën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira (si interesa bankare) nga data 03.04.2009 deri në datën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, – thuhet në objektin e gjykimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.