AKTUALITET

E quajti “lëpirëse e Ramës”, Ema Andrea i përgjigjet Genti Kames

21:59 - 16.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur Ema Andrea i është përgjigjur aktorit tjetër Genti Kame, pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj saj në rrjetet sociale, duke e ofenduar me fjalët “lëpirëse e Ramës”.




Në një sqarim për kolegun aktor në lidhje me debatin për prishjen dhe zgjedhja e drejtorit të “Teatrit Kombëtar”, Ema Andrea shkruan se nëse do të ishte lëpirëse e Edi Ramës sot do të ishte pjesë e teatrit dhe kjo gjë nuk qëndron.

“Tani, lëpirëse unë?! Do isha bërë tjetërkush po të kisha qenë! “Fjalën ‘kurvë’ e kam dëgjuar prej 100 vjetësh, s’më bën më përshtypje, po pse e Ramës nuk kuptoj. Mirë do ishte të ishim bashkë në këtë protestë që ia doli të hapte një dialog dhe s’ka armiq. Nejse, unë vlerësimet e mia për ty si artist t’i kam thënë dhe mbeten të tilla, nëse ia vlen mendimi i një kurve! P.s. Sa për drejtoreshë, kam 20 vjet që jam e tillë! S’kam nevojë për karrige pa merak, tjetër gjë dua!”, shkruan Andrea.

Debati mes aktorëve u zhvillua në rrjetet sociale, lidhur me protestën e artistëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.