KULTURË

“Të lutemi për të!” Aktorët dhe ministrja Kumbaro mesazhe prekëse për punonjësin e Teatrit

11:05 - 16.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermal Laze, një nga punonjësit e Teatrit Kombëtar, krejt papritur ka pësuar një ishemi. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa raportohet se është në koma të thellë.




Miq, kolegë, artistë, por edhe vetë ministrja e Kulturës po luten për shëndetin e tij.

“Ermali punonjës i Teatrit Kombëtar sot pësoi një ishemi. Le të lutemi që ky njeri i mrekullueshëm të jetë përsëri mes nesh. Teatri të pret”, – ka shkruar ne rrjetet sociale, Arben Derhemi.

Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetin social shkruan se nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punëtorët e skenës, sot të lutemi për të që jeta të triumfojë!

POSTIMI I PLOTË

“Ermali, një nga heronjtë e heshtur të passkenës së Teatrit Kombëtar, që pergatisin çdo gjë për skenën, aktorët dhe regjinë, po lufton me vdekjen, pas një hemorragjie cerebrale.
Nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punëtoret e skenës sot ftoj që të lutemi për të që jeta të triumfojë!
Mendojmë fort për ty Ermal Laze”, – shkruan ministrja Kumbaro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.