Kronikë

Ardi Veliu: Ja prioritet për 2018-ën

12:31 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Shtetit kanë qenë sot në Shkodër, ku ka prezantuar drejtorin e ri të kësaj policie, si dhe tre prioritetet kryesore.




Sipas tij, fokusi për vitin 2018 do të jetë goditja e grupeve kriminale. “Fokusi kryesor do të vazhdojë pandërprerje; goditja e veprimtarisë së grupeve kriminale, në kuadër të operacionit forca e ligjit. Prioriteti i dytë do të jetë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave, të cilët janë evidentuar gjatë viteve të kaluara si persona, të cilët kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe minimizimi në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe të numrit të bimëve narkotike.”

Numri një i policisë së Shtetit u shpreh se në Shkodër ka persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, po nuk mund të konsiderohet si vend problematik.  “Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, ashtu si policia është duke i goditur dhe duke i ndëshkuar në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit”, – u shpreh Veliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.