AKTUALITET

Arrestohen dy ‘skifterë’ në Fier. Njëri del huq, e kap i zoti i shtëpisë dhe…

12:07 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit, të cilët kanë hyrë nëpër banesa për të vjedhur. Fjala është për dy raste të ndryshme, ku në njërin, hajduti është kapur nga i zoti i shtëpisë, i cili madje ka ushtruar dhunë ndaj tij.




Kështu, uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 44-vjeçarin, Ferdinant Çokun, banues në Lushnje.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë mbrëmjes ka shkuar për të vjedhur banesën e shtetasit F.B, 34 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.

Shtetasi F.B e ka kapur në banesë, duke vjedhur shtetasin Ferdinant Çoku dhe ka përdorur dhunë ndaj tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Vjedhje’ e mbetur në tentativë parashikuar nga Neni 134 e 22 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Ferdinant Çoku dhe për kundërvajtjen penale të  “Vetëgjyqësisë”  parashikuar nga Neni 277 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit F.B.”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një tjetër hajdut, është vënë në pranga. “Artan Osmani, 43 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar për të vjedhur tubo hekuri në banesën e shtetasit A.Ç, 27 vjeç, banues në Fier.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje””.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.