AKTUALITET

Arrestohen në kufi një serb, rus dhe maqedonas. Ja për çfarë akuzohen

15:43 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe një tjetër për falsifikimin dokumentesh janë arrestuar nga policia e Kukësit dhe ajo e Dibrës.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar, me qëllim ekstradimi shtetasin serb Radovan Ziviç, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze.

Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë shtetasit rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

Ndërkohë që specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit Bujamin Rexhepi (Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas “në kërkim ndërkombëtar”.

Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”  për veprat penale  “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.