Kronikë

Arrestohet në Fushë-Krujë një prej autorëve të plagosjes në Selitë

18:12 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej autorëve që plagosën me armë 2 persona në Selitë ditën e djeshme në kryeyqtet është arrestuar nga policia.




Burime për BalkanWeb bënë me dije, se autori është kapur pas një operacioni të policisë sot pasdite në zonën e Fushë-Krujës.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije ndërkohë që policia vijon kërkimet për autorin e dytë, i shpallur në kërkim.

Të plagosur ditën e djeshme nga konflikti me armë mbetën Renato Hoxha dhe Gjon Pelivani

“Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me 2(dy) fishekë. Materialet proceduriale, iu kaluan për hetim të metejshem Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë , në ngarkim të shtetasve të mësipërm,” shkruhej në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.