AKTUALITET

Detajet/ Kishte kthyer lokalin në bazë prostitucioni, ja kush është tutorja 46-vjeçare

09:45 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë një grup prostitucioni është goditur nga policia në Gjirokastër, ndërsa në pranga ranë tre persona, mes tyre dy femra.




Ndërkohë që sot policia ka dhënë detaje për të arrestuarit dhe se si funksiononte skema e prostitucionit.

Kështu, pas një hetimi disa mujor specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur arrestimin e Vasilika Laros 46 vjeçe, si dhe E.A, 34 vjeçe. Që të dyja këto banuese në Gjirokastër. Ndërkaq, që është arrestuar në flagrancë 50-vjeçari Vladimir Koleta, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shtetësja Vasilika Laro, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj  duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme.

Lokali shfrytëzohej prej vitesh si bazë prostitucioni, ndërsa e zonja e lokalit, Vasilika Laro është e divorcuar. Policia Kriminale e Gjirokastrës, ka ushtruar kontroll në këtë lokal ku zbuloi takimet që kishin lënë tre gra me klientët e tyre dy prej të cilëve të moshuar dhe njëri student.

Specialistët e Krimit, kanë arritur në momentin kur u la takim me një person të kamufluar nga policia, i cili hiqej si klient.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.