Kronikë

Kapen me 250 kg mrijuanë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

18:45 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Leçes ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave, pasi u kapën me 250 kg mrijuanë.




2 nga tre personat që kanë rënë në pranga janë shqiptarë, ndërsa njëri është italian. Të arrestuarit janë identifikuar si  Renato Uku 36 vjeç rezident në komunën Certaldo në provincën e Firences, Oltion Proko 29 vjeç banues në Vlorë dhe italiani Salvatore Lograno 43 vjeç rezident në qytetin e Brindizit.

Gjatë kontrolli të makinës ku udhëtonin 2 shqiptarët dhe 1 italian , policia ka gjetur në fillim rreth 54 kg marijuanë e konfeksionuar në 50 pako.

Më pas, kontrolli më pas në dy vilat ku banonte Salvatore Logranos në komunën Torre Chianca të Leçes, çoi në sekuestrimin e rreth 200 kg të tjera marijuanë e konfeksionuar në 123 pako.

Të tre të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe  ndodhen në burgun Borgo San Nicola të Leçes në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.