Kronikë

Vrasja e efektivit të RENEA-s, Prokuroria kërkon tre dënime me burg përjetë

13:07 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të dënohen me burgim të përjetshëm, të paktën 3 nga anëtarët e grupit të zjarrit në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.




Në pretencën e dhënë nga organi i Akuzës në seancën e kësaj të mërkure, Krimet e Rënda kanë  kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia.

Ndërkohë që për anëtarët e tjerë të bandës është kërkuar një dënim në total prej 118 vitesh burg për të akuzuarit.

Konkretisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të dënohen:

Alban Aliko 17.5 vite burg

Elson Kazma 17.5 vite burg

Xhuljo  Malo 10 vite burg

Klodian Selimi 10 vite burg

Oltian  Proko  9 vite burg

Dervish Gaba 18 vite burg

Ruhan Hiraj 18 vite burg

Iliaz Dervishaj 18 vite burg

Efektivi Basha mbeti i vrarë në aksionin e policisë në Lazarat në Qershor të vitit 2015, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes trafikantëve dhe forcave të rendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.