Horoskopi

Horoskop: Ora ideale kur duhet të flejë secila shenjë që të zgjohet herët

15:25 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Keni probleme me gjumin? E keni të pamundur të zgjoheni në orën 7:00 të mëngjesit? Apo vuani nga pagjumësia dhe ju del gjumi më herët?




Për këto probleme, astrologjia ka përgjigjen që kërkoni. Ajo rrëfen orën ekzakte kur duhet të flini, në mënyrë që të mund të zgjoheni në 7:00 të mëngjesit, kështu që:

Dashi mund t’ia dalë me 4 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 2:00-3:00 të mëngjesit.

Demi ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë, kështu që duhet të flejë që në orën 23:00.

Binjakët kanë nevojë për 6 orë gjumë, kështu që duhet të flenë rreth orë 1:00.

Gaforrja ka nevojë për 8 orë gjumë për t’u çlodhur kështu që duhet të flejë në orën 23:00.

Luanit i mjaftojnë 7 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 24:00.

Virgjëresha mund të durojë disa ditë me vetëm 3-4 orë gjumë, por do të vijë momenti që do të dorëzohet keq. Gjithsesi fjetja në orën 4:00 është e zakonshme për virgjëreshat.

Peshorja në mënyrë për të dhënë maksimumin e saj, duhet të flejë në orën 23:00.

Akrepi në përgjithësi kanë probleme me gjumin dhe zgjimin në mëngjes. Në mënyrë që të bëjnë tetë orë gjumë Akrepët duhet të flenë në orën 22:00.

Shigjetari duhet të bëjë të paktën gjashtë orë gjumë në natë, që do të thotë se duhet të shkojë në shtrat në orën 1 të mëngjesit.

Bricjapi duhet të flejë 7 orë. Kjo do të thotë se nëse një Bricjap duhet të jetë në orën 7 të mëngjesit në punë, ai duhet të flejë në 24:00.

Ujori është fizikisht dhe mentalisht më energjik në krahasim me shenjat e tjera të zodiakut, që do të thotë se kjo shenjë mund të flejë rreth orës 3 të mëngjesit, të zgjohet në 7 dhe të vazhdojë të kalojë ditën sikur ka bërë gjumë 8 orë.

Peshqit kanë nevojë për 10 orë gjumë, që do të thotë të flenë në orën 21:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.