Horoskopi

Horoskopi i datës 25 Shkurt 2018

23:45 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E diel në shtëpi, harroni sportet ekstreme dhe jetën e dalldisur. Pas një jave të lodhshme, nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Familja ju përkëdhel dhe ju mbështet, por siç ju ndodh shpesh, nuk do arrini të çlodheni sa duhet.

Udhëtim në fshat për të vizituar një të afërmin tuaj. Do shijoni çdo gjë, ngjyrat, aromat, ushqimet e gatuara dhe pasionin tuaj. Të gatshëm të ndihmoni një mikun tuaj. Sensi juaj praktik është një ndihmë e madhe për të.

Në kontrast me botën që shpëton nga objektet e padobishme dhe antike, ju shkoni t’i kërkoni në tregjet e gjërave të vjetra dhe të përdoruara. Loja e blerjes sot ka shijen e kompensimit, ndoshta mbush boshllëkun e lënë nga dikush tjetër.

E diel e shkëlqyer për t’u kaluar mundësisht afër ujit, elementi juaj. Deti dhe liqeni shkëlqejnë dhe mprehin ndjeshmërinë tuaj. Intuita e jashtëzakonshme ju ndihmon të kuptoni menjëherë diçka që ka kohë që ju shpëton.

E diel pa ledhatime dhe ngjarje, asgjë shqetësuese, por as emocionuese. Ndjeheni mirë në ambientin tuaj, pa ndërhyrjen e të tjerëve. Aktivitetet dhe vizitat surprizë sot nuk janë në stilin tuaj, gjë që do ta tregoni në mënyrë të qartë.

Intoleranca sot duhet të frenohet me reduktimin e ushqimeve alergjike në kuzhinë. Edhe në restorant mos u tundoni nga ushqime jo të shëndetshme. Humor të mirë, por keni tendencën e fortë të dyshoni për çdo gjë. Prezenca e miqve të këndshëm ju jep një lloj sigurie.

Vihuni në lëvizje për të kundërshtuar një ditë pak melankolike, pa u përfshirë shumë nga kujtimet dhe keqardhja për gjërat e humbura. Të punoni të dielën nuk është një problem për ju, madje bëhet një kënaqësi, nëse ambienti ju bën të ndjeheni të domosdoshëm.

E diel, çlodhje totale, por mos e interpretoni fjalën si pushim absolut. Çlodhja e sotme do të thotë ekskursion në natyrë, ose vizitë në një qytet arti. Gjë e bukur ta ndani entuziazmin dhe emocionet me personat që keni afër.

Është e domosdoshme që sot të merreni me punët e shtëpisë. Kaosi i krijuar nuk ju lejon të gjeni dokumente të vlefshme dhe gjëra të shpërndara. Asnjë sforcim tjetër nuk është i mirëpritur. Rrëmuja që keni në shtëpi nuk kursen as mendjen dhe zemrën.

Të shqetësuar për faj të Hënës, që nga shenja e kundërt ngacmon emocionet dhe kujtimet, në kundërshtim me vetëkontrollin tuaj të famshëm. Pak fjalë, por shumë ëndrra në sirtar. Partneri është gati t’i ndajë ëndrrat, por ju akoma jo.

Ndryshe nga të tjerët, të dielën keni dëshirë ta kaloni duke punuar. Në pritje të shpenzimeve të rëndësishme, do hiqni dorë nga çlodhja dhe argëtimi. Pak entuziazëm në çift, asnjë të re për ata që janë single.

 

Të zhytur në ëndrra romantike, ndoshta në një plazh larg, më rërë të bardhë, palma dhe aroma ekzotike. Por ndoshta realiteti nuk është kaq emocionues… Nëse keni partner, do jetë ai që do ju udhëheqë. Nëse jeni vetëm, ndjenja e boshllëkut është e padurueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.