Kryesore

Fruthi “pushton” Shqipërinë, 163 të infektuar në 12 qytete

17:29 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare

Autoritetet shëndetësore janë në alarm pasi epidemia e fruthit po vazhdon të shënojë rritje. 163 persona janë infektuar që prej fillimit të janarit, 115 prej të cilëve janë në kryeqytet.



Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se 75% janë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër i përkasin të lindurve në vitet ’80-’99.

Deri më tani nga fruthi kanë humbur jetën dy fëmijë nën 1 vjeç si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej saj.

Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka ngritur dhe komitetin e eliminimit të fruthit.

Nga Morava e Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka vënë theksin tek vaksina kundër fruthit, e cila po injektohet në grupet e riskut për të frenuar përhapjen masive të epidemisë.

Paralelisht me epideminë e fruthit, Shqipëria është e përfshirë edhe nga epidemia gripale, intensiteti i të cilës sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ka nisur të shënojë rënie.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.