SHËNDET

Efektet çudibërëse të çajit me limon e xhenxhefil

12:08 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër lëngjet më të mira që mund të pini gjatë kësaj stine të mbushur me viroza dhe baktere, është çaji me xhenxhefil dhe limon.




Kjo pije, jo vetëm që largon stresin, por edhe përkujdeset për organizmin në mënyrën më fantastike pasi limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që luan rolin e një antibiotiku natyral dhe shumë efikas, ndërsa bioflavonoidët tek limoni parandalojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e qelizave tumorale. Antioksidantët tek zbusin inflamacionin dhe largojnë radikalet e lira, ndërsa xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut që është thelbësore për një shëndet të mirë.

Pirja e rregullt e këtij çaji shmang dëmin e veshkave si pasojë e diabetit e niveli i lartë i zinkut tek xhenxhefili luan një rol kryesor në sekretimin e insulinës. Kjo e fundit kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe mban diabetin nën kontroll. Ndërkohë ky çaj është i pasur me antioksidantë dhe vitamina që janë thelbësore për flokë, lëkurë dhe shëndet perfekt.

Kjo pije përmirëson tretjen dhe e mbron lëkurën nga infeksionet si dhe përmirëson paraqitjen rinore të lëkurës. Nga ana tjetër, xhenxhefili ndihmon për normalizimin e sheqernave në gjak e ndikon pozitivisht në aftësinë tuaj për të rënë në peshë ose për t’u ushqyer shëndetshëm.

Kjo bimë përmirëson aftësitë përthithëse të yndyrës nga trupi dhe largon inflamacionin në mëlçi. Çaji me xhenxhefil dhe limon largon të përzierat dhe të vjellat, madje rekomandohet edhe kundër problemeve me stomakun, urthin dhe tretjen. Pija pikante përmirëson tretjen e ushqimeve dhe parandalon fryrjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.