Kosova

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet midis Kosovës e Serbisë

09:27 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Bruksel pritet të zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve për çështje teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.




Avni Arifi, kryesues i delegacionit të Kosovës, ka paralajmëruar ditë më parë se në takim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi do të këmbëngulë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky rreth i bisedimeve ishte paraparë për datën 16 janar, por ishte shtyrë pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanovicc. /Rel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.